”RECETA PËR 5 MINUTA? E PAMUNDUR”/ Pas deklaratës së Renatos të gjithë i kthyen sytë nga Arbana – AlpeGossip
”RECETA PËR 5 MINUTA? E PAMUNDUR”/ Pas deklaratës së Renatos të gjithë i kthyen sytë nga Arbana

”RECETA PËR 5 MINUTA? E PAMUNDUR”/ Pas deklaratës së Renatos të gjithë i kthyen sytë nga Arbana

Nga rrethi i personazheve të njohur, dy ishin ata që erdhën me librat e tyre të kuzhinës: Arbana Osmani me “Receta për 5 minuta” dhe Renato Mekolli me “50 shijet e pastave”. Të dytat botime për secilin, Renato duket se ka patur diçka për të thënë për idenë e Arbanës.

Ronaldo Sharka nga “Thumbon” e ka ngacmuar Mekollin duke e përgëzuar për librin e tij ‘Receta për 5 minuta’. I habitur, Renato është përgjigjur: “Nuk ka libër që të bëhen receta për 5 minuta, është e pamundur.” Mekolli ka shpjeguar se dy botimet e tij, i pari prej të cilëve është “Sekretet e shijes”, janë të vetmit që mbajnë emrin e shefit të kuzhinës. “Nuk e keni bërë ju ‘Receta për 5 minuta’?”, e ka pyetur dhe një herë Ronaldo.

“Kush e ka bërë këtë? Nuk e di. 5 minuta? Unë sa futem në kuzhinë dua 1 orë”, është përgjigjur Renato me të qeshur. Të jetë ky një ‘thumbim’ direkt për Arbanën apo gjithçka ka qenë në kuadër të humorit? Nuk i dihet, por mesa duket Renato i bëri disa deklarata mbi qëndrimet e tij…