UDHËTUAN DREJT MEKSIKËS PËR TU PAJTUAR/ Cardi B dhe Offset u japin fund konflikteve – AlpeGossip
UDHËTUAN DREJT MEKSIKËS PËR TU PAJTUAR/ Cardi B dhe Offset u japin fund konflikteve

UDHËTUAN DREJT MEKSIKËS PËR TU PAJTUAR/ Cardi B dhe Offset u japin fund konflikteve

Cardi B dhe Offset duket se tashmë janë tërësisht të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit. Pasi u ndanë për pak kohë ata të dy vendosën të rikthehen dhe të bëjnë gjithçka që marrëdhënia e tyre të funksionojë. Së fundmi dyshja janë parë duke shijuar pushimet me njëri-tjetrin në një vend në Meksikë.

Duket se këto pushime u kanë shërbyer shumë për t’u pajtuar dhe për të gjetur gjuhën e komunikimit. “Ata ishin shumë të dedikuar ndaj njëri-tjetrit. Dukej qartë se ishin drejt rrugës së pajtimit”, – ka thënë një burim për “Us Weekly”. Ata udhëtuan në Meksikë edhe për shkak të një koncerti, që Cardi e ka shijuar shumë. I njëjti burim ka treguar se gjatë koncertit, Offset zbriti nga skena, injoroi të gjithë fansat dhe shkoi drejt Cardi-t për t’i dhuruar një puthje. Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të një vajze 7-muajshe, Kulture.