HUMBI MOTRËN NGA OPERACIONI NË GJU/ Vëllai i Blertës: Ja pengu i madh që s’ja plotësova – AlpeGossip
HUMBI MOTRËN NGA OPERACIONI NË GJU/ Vëllai i Blertës: Ja pengu i madh që s’ja plotësova

HUMBI MOTRËN NGA OPERACIONI NË GJU/ Vëllai i Blertës: Ja pengu i madh që s’ja plotësova

Në muajin maj të 2017-ës, ish-konkurentja e Gjeniut të Vogël, Blerta Pepa, humbi jetën gjatë një operacioni në gju. Vdekja e saj tronditi mbarë opinionin publik dhe sipas ekspertizës, shkak u bë hipertermia malinje, një komplikacion i shfaqur gjatë operacionit.

Në një rrëfim për , vëllai i 16-vjeçares, Ermal Pepa, ka rrëfyer pengun më të madh që i ka mbetur nga vdekja e motrës së tij.

“Një natë para se të ndërronte jetë kam qenë duke punuar deri vonë, se koncertet zgjasin deri në orët e para të mëngjesit. Nuk fjeta  por shkova direkt në spital dhe kam ndenjur atje gjithë ditën, deri rreth orës 6 pasdite. Ngaqë nuk po futej në operacion, i kërkoj Blertës të shkoj pak në shtëpi sepse isha shumë i lodhur.

Ajo sikur ta ndiente filloi të qante dhe të më thoshtë të mos shkoja. Unë isha shumë keq dhe i kërkova të shkoja vetëm për të bërë një dush. Kjo gjë më ka ngelur në mendje, sepse nuk arrita ta takoj për herë të fundit.”- ka rrëyer ai.

Në kujtim të motrës së humur, dy vëllezërit e Blertës kanë sjellë së fundmi një këngë të ndjerë për 16-vjeçaren, e cila përfshin fragmente me foto e video nga jeta e vogëlushes.