Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët e paktë që karrierën muzikore e nisi qysh në moshë të vogël, ndërsa që nga atëherë është një nga më të pëlqyerit.
Ermali që njihet per hitet e tij, shpesh ka treguar që është edhe një prind i mrekullueshëm, e pavarësisht angazhimeve e koncerteve të shumta, ai gjen kohë të kaloi edhe pranë tyre e familjes së tij.
Këngëtari përmes rrjetit të tij social Instagram ka ndarë me ndjekësit e tij një fotografi mjaftë të ëmbël, ku tregon momentet e tij të lumtura pranë vajzës së tij.