“ËSHTË SI FUÇI UTHULLE, SI BALENË”/ “Plas” sherri mes vajzave. Ana Lika ofendon RËNDË Fifin – AlpeGossip
“ËSHTË SI FUÇI UTHULLE, SI BALENË”/ “Plas” sherri mes vajzave. Ana Lika ofendon RËNDË Fifin

“ËSHTË SI FUÇI UTHULLE, SI BALENË”/ “Plas” sherri mes vajzave. Ana Lika ofendon RËNDË Fifin

Aktorja shumë e komentuar në media dhe rrjete sociale e që njihet për karakterin e saj moskokëçarës e që flet pa dorashka, Ana Lika, ishte e ftuar në emisionin radiofonik “Pop sugar” në Radio Travel ku moderatorët i kërkuan të bënte një koment për disa këngëtarë. Në listë ishte edhe Fifi, për të cilën Ana shpërtheu në ofendime duke treguar se nuk ka aspak përshtypje të mirë për të.

“Kjo 11-a që është si balenë si fuçi uthulle. Kjo s’ka as stil. Këngëtare, repon, ka kënduar në disa produksione. Fifi le të themi se zihet kot me njerëzit sepse njerëzit nuk e llogarisin. Del Tayna bën këngë për qejfin e vetë del kjo shan gocën e botës ndërkohë që ajo nuk e llogarit fare. Kam dëgjuar pa dashje një intervistë, nuk është se futem dhe kontrolloj Fifin,  s’më intereson fare. Kjo i thoshte kësaj këngëtares tjetër: më pëlqejnë këngët e tua por duhet të kesh disa vite karrierë.

Jo dikush që është i talentuar bëhet direkt. Ti ke shumë vite karrierë por ti nuk po bëhesh asgjë. Nuk po e arrin vetë. Unë s’jam akoma këngëtare por po të bëhem ndonjëherë po të kishte gjë ndaj meje do të doja të vinte të ma thoshte në fytyrë dhe jo nëpër vargje këngësh.

Filloreta ka patur një këngë shumë të bukur në “Këngën Magjike” por mund të kishte qëndruar në kuadrin e asaj vajzës që nuk plekset me njerëzit se u pleks me njerëzit e gabuar. Dëgjova që fliste për peshën trupore. Më mirë mos të lodhet që ti humbi ato kile se nuk është se do i humbi se është genetike. Njerëzit e kanë dashur se ka qenë kështu”, është shprehur Ana.