FESTON SOT DITËLINDJEN/ Bieta Sulo: Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit… – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/ Bieta Sulo: Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit…

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Bieta Sulo: Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit…

Bieta Sulo është një ndër moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar, e cila na shoqëron çdo pasdite në “Top Channel” me emisionin e saj “Ftesë në Pesë”.

Përveç faktit që e shohim çdo ditë në ekran, Bieta mundohet të jetë sa më aktive edhe në rrjete sociale dhe të ndajë me ndjekësit shumë momente të jetës së saj të përditshme.

Pas punës, moderatorja vrapon menjëherë për në shtëpi tek i vogli i saj Kroi dhe bashkëshorti, Alban Dudushi dhe herë pas here gjen kohë të komunikojë edhe me ndjekësit në Instagram.

Sot, Bieta feston ditëlindjen dhe sigurisht që pjesë e kësaj dite speciale u bëmë edhe ne. Moderatorja s’na i kurseu momentet e bukura të ditës së shënuar, që i festoi me personat e saj më të dashur.

Ajo ka ndarë në Instagram një video me të birin, Kroin, teksa ndez qirinjtë e tortës, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Minutat e para te 9️⃣ 🗓 Ia vlekan 36 rrotullime rreth Diellit, sepse me diejt e mi prane mosha reale eshte kjo… 😍❤️🥳😁🙏

Shumë urime për Bietën!

Së fundmi, Bieta ka ndarë me fansat e saj një foto të vjetër nga fëmijëria, ku na ka treguar si dukej në moshë të vogël, atëherë kur nuk e njihte askush (në të majtë të fotos).

Më herët gjatë një interviste, Bieta dhe Albani kanë treguar se kanë plan të zgjerojnë familjen e tyre, madje gjithçka e kanë më se të qartë. Bieta dhe Albani shprehën dëshirën për të pasur edhe dy fëmijë të tjerë, e madje moderatorja tha se e mira do të ishte që të ishin binjakë.

Megjithatë, ende nuk ka një lajm të tillë nga çifti shumë i dashur i televizionit dhe fansat janë akoma në pritje të një shtatzënie të mundshme që do të ndryshonte jetën e Albanit dhe Bietës