Motrat Vorpsi: Nga fotot me bikini tek ftohja e plotë mes tyre (FOTO) – AlpeGossip
Motrat Vorpsi: Nga fotot me bikini tek ftohja e plotë mes tyre (FOTO)

Motrat Vorpsi: Nga fotot me bikini tek ftohja e plotë mes tyre (FOTO)

Laura dhe Ornela Vorpsi janë dy personazhe shumë të njohur për publikun shqiptar, njëra ish-zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe tjetra shkrimtare, piktore dhe fotografe.

Hera e fundit kur motrat u panë bashkë ishte në vitin 2015, kur u fotografuan teksa kalonin pushimet bashkë.

Megjithatë tani ato nuk kanë asnjë marrëdhënie me njëra-tjetrën, siç tregon Ornela në një intervistë për “Opinion”.

“Për momentin i kam prerë raportet me motrën time sepse kemi etika të ndryshime, dëshira të ndryshme dhe ndjej që nuk kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën. Unë kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë, kur nuk e kam, nuk më intereson më njeriu. Jo, nuk kam më raporte”, u shpreh Ornela.