“A LIDHEMI BASHKË?” Fansja i propozon Beartit pas ndarjes nga Tea, por ja si ja kthen ai – AlpeGossip
“A LIDHEMI BASHKË?” Fansja i propozon Beartit pas ndarjes nga Tea, por ja si ja kthen ai

“A LIDHEMI BASHKË?” Fansja i propozon Beartit pas ndarjes nga Tea, por ja si ja kthen ai

Ndarja e Teas dhe Beartit ka qenë një nga çështjet më të diskutuara të ditëve të fundit në mediat rozë. I pari që pranoi ndarjen në rrjete sociale ka qenë Bearti, pas thumbave të njëpasnjëshëm që ata të dy po i drejtonin njëri-tjetrit në rrjete sociale.

“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruante Bearti.

Më pas Tea zbuloi gjithçka për ndarjen përmes një interviste. Ajo ka treguar se arsyeja e ndarjes ishte xhelozia e tepruar dhe pasiguritë e Beartit. Tea tregoi se ai e  ndiqte ngado dhe se ajo hoqi dorë nga gjithçka për t’ju përkushtuar Beartit, por pranoi se ka bërë gabim.

I menjëhershëm ishte më pas edhe reagimi i Beartit. Ai pranoi se ka qenë xheloz dhe i pasigurt për shkak të vetë gabimeve që ka bërë Tea gjatë lidhjes së tyre. Ai u shpreh se Teas i ka interesuar gjithmonë vëmendja e publikut dhe se nuk ka dashur të flasë për të mos e njollosur.

 

Ndërkohë së fundmi Bearti ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij dhe ju ka kërkuar që të mos i bëjnë pyetje për histori të mbyllura, referuar marrëdhënies me Tean.

Njëra prej ndjekëseve i ka propozuar publikisht ish-konkurrentit, por prisni të shihni përgjigjen e tij! Bearti është shprehur se për momentin s’po mendon për asnjë lidhje dhe dëshiron të jetë single.

 “90% pyetjeve jan keshtu, jo sjam duke mendu per asnje lloj lidhje per momentin”- ka treguar ai.

Duket se Beartit i duhet pak më shumë kohë për të marrë veten nga ndarja me Tean.