“PUNOJ ME NDERSHMËRI TË RRIS 3 FËMIJËT”/ Aktorja e njohur flet për përfshirjen në PS – AlpeGossip
“PUNOJ ME NDERSHMËRI TË RRIS 3 FËMIJËT”/ Aktorja e njohur flet për përfshirjen në PS

“PUNOJ ME NDERSHMËRI TË RRIS 3 FËMIJËT”/ Aktorja e njohur flet për përfshirjen në PS

Aktorja Arjola Demiri ka folur në “Wake Up” për përfshirjen e saj në politikë.

Ajo bëri të ditur se ka qenë pjesë e strukturave të Partisë Socialiste që në vitin 2015.

“Për shumicën e njerëzve që e paragjykuan një mendim timin të sinqertë për Partinë Socialiste, dua të them që unë me këtë parti jam që në vitin 2015, kur kam qenë edhe zëdhënëse e fushatës elektorale.

E përkraha për shkak të ndryshimit në qytetin tim, për shkak se e kanë lënë shumë pas dore të gjitha palët politike.

Mendoj se jam një zë shumë i fortë për rrethin tim. Unë mund ta zhvilloj dhe çoj më tej qytetin e Bajram Currit”, theksoi ajo.

Arjola theksoi se ka punuar fort që të rrisë 3 fëmijët e saj, edhe pse shpesh është bërë pjesë e sulmeve të padrejta.

“Unë eci vetë në ketë jetë, nuk kam nevojë që të futem në politikë dhe të vazhdoj të eci.

Ajo që më ka prek më së shumti ka qenë komenti i një zotërie, i cili ka thënë: ‘kush është kjo që do përqaset në PS, sepse nuk ka thënë dy llafe për Teatrin’?. Unë kam dalë në mbrojtje të Teatrit, kam shkuar në mënyrë qytetare.

Jam nënë e tre fëmijëve dhe kam pasur shumë angazhime. Nuk mund të dal të protestoj dhunshëm, protestoj qytetarisht.

Kam marrë komente ofenduese nga një zotëri. Punoj ndershmërisht që të rris fëmijët”, u shpreh aktorja e njohur.