Moderatorja Klea Huta ka treguar se ajo së bashku me familjen e saj para disa muajsh ka kaluar Covid-19. Ajo e ka ndarë me ndjekësit këtë eksperiencë dhe është shprehur se sa e tmerrshme ishte të mos nuhaste dot asgjë, madje as erën e vogëlushit të saj Krid.
Klea gjithashtu u shpreh se kur po i ktheheshe normalitetit, disa ushqime i dukeshin sikur mbanin erë benzene ose fekale dhe kjo gjë e shqetësoi shumë. Ajo ka pyetur ndjekësit e saj nëse kjo gjë i ka ndodhur dhe atyre.
“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19! Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë me.
Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dhe po çmendesha por kjo ishte e keqja me e vogël qe po me ndodhte ne krahasim me fatkeqësitë qe kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.
Kur mendova qe gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye Diçka tjetër ndodhi .Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën arome, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër.
Më tjetërsohen aromat dhe kane një aromë si benzine ose fekale. Është e shpifur dhe realisht me ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju ketë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea.