6 produktet që na duhen për të pastruar bizhuteritë – AlpeGossip
6 produktet që na duhen për të pastruar bizhuteritë

6 produktet që na duhen për të pastruar bizhuteritë

Bizhuteritë janë një pjesë e rëndësishme e jona. Shumë prej tyre kanë kuptime të veçanta por edhe koleksionohen. Edhe për shkak të përdorimit të tyre, ndodh që bizhuteritë të bëhen pis por mjafton birra, vodka, uthulla, uji i gazuar dhe keçapi për t’i rikthyer në gjendjen fillestare.

Birra pastron shumë mirë bizhuteritë e arit

Në fillim pastroni me birrë bizhuterinë dhe më pas fshijeni me peceetë të thatë në mënyrë që të mos mbesin shenja.

Uthulla dhe pasta e dhëmbëve pastron bizhuteritë e argjendit

Në pastrimin e argjendurave ndihmon uthulla dhe pasta për dhëmbë pasi përmban fluorid që fshin të gjithë papastërtinë. Pastaj shpërlajeni me ujë të ftohtë dhe të fshijeni mirë.

Keçapi largon njollat

Bizhuteritë e argjendit mund të nxihen. Në të tilla kushte bizhuja duhet futur në keçap për disa minuta dhe më pas duhet pastruar me një furçë dhëmbësh.

Vodka pastron bizhuteritë e kristalit dhe xhamit

Vodka është shumë efikase, mjafton vetëm që ta fshini vetëm me një pecetë.

Uji i gazuar pastron gurët e çmuar

Në pastrimin e gurëve të çmuar ndihmon uji i gazuar. Mjafton që gurin e çmuar ta hidhni në një gotë të mbushur me ujë të gazuar dhe ta lini gjatë gjithë natës.