Gjeti të dashurën në party duke puthur një tjetër, gjesti i djalit “pushton” internetin – AlpeGossip
Gjeti të dashurën në party duke puthur një tjetër, gjesti i djalit “pushton” internetin

Gjeti të dashurën në party duke puthur një tjetër, gjesti i djalit “pushton” internetin

Një djalë i cili kapi të dashurën e tij duke e tradhtuar me një tjetër mundi të dokumentonte gjithçka falë një fotoje që shkrepi në momentin e duhur.
Me siguri që djali ishte nga ata persona që dinë si ta kontrollojnë veten, pasi jo të gjithë do të kishin shkrepur një foto nëse do ta kishin kapur partnerin e tyre duke i tradhtuar me një tjetër.

Djali i quajtur Mariano nga Quilmes, Buenos Aires kishte dalë një natë për të festuar pa të dashurën e tij dhe e kishte parë atë rastësisht duke u puthur me një tjetër.

Ajo nuk e kishte vënë re fare të dashurin e saj, i cili ishte ulur ngjitur me të dhe kapi në foto momentin kur ajo po e tradhtonte.

Ai e shpërndau foton në Twitter me përshkrimin:

E dashura ime (tashmë ish e dashura) nuk e kishte marrë vesh akoma që ishim në të njëjtën festë.

Djali postoi gjithashtu fotot ku ajo i kërkonte falje duke i shpjeguar se ishte e dehur dhe nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur, duke shtuar se e donte seriozisht atë dhe donte të ishin bashkë.