E PAPRITUR/ Drini Zeqo largohet nga shtëpia e “BBV3”, shkak bëhet… – AlpeGossip
E PAPRITUR/ Drini Zeqo largohet nga shtëpia e “BBV3”, shkak bëhet…

E PAPRITUR/ Drini Zeqo largohet nga shtëpia e “BBV3”, shkak bëhet…

Moderatori Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e Big Brother VIP, duke ndërprerë rrugëtimin në mes për shkak të një urgjence familjare.

Në shtëpinë ka mbërritur në zarf i kuq, i cili u ka sqaruar banorëve arsyen e largimit të moderatorit.
“Për shkak të një urgjence familjare Drinit i është dashur të lërë Shtëpinë. Atij është shumë mirënjohës për të gjithë kohën që ka kaluar me ju dhe ju uron sukses për të gjithë rrugëtimin tuaj në vazhdim.

Me largimin e Drinit, i cili ishte edhe lideri i Shtëpisë këtë javë ju duhet të zgjidhni një lider të ri. Në votimin tuaj përfshihen edhe banorët e rinj të Shtëpisë. Vëllai i Madh dëshiron t’i kujtojë publikut se televotimi i hapur mbrëmë gjatë spektaklit qëndron prandaj ju mund të votoni të preferuarin tuaj”- thuhet në zarfin me instruksione të Vëllait të Madh të lexuar nga Juli.