Foto nga festa e madhe: Është përrallë apo është ditëlindja e vogëlushes së Emina Cunmulaj? – AlpeGossip
Foto nga festa e madhe: Është përrallë apo është ditëlindja e vogëlushes së Emina Cunmulaj?

Foto nga festa e madhe: Është përrallë apo është ditëlindja e vogëlushes së Emina Cunmulaj?

Emina Cunmulaj ndonëse prej vitesh jeton tani në SHBA, disa tradita shqiptare i ka marrë me vete. Ja për shembull: ajo ka aq shumë qejf të organizojë gjithçka vogëlushja e saj ka dëshirë dhe është aq e përkushtuar ta kënaqë Ella-n sa na kënaq të gjithëve kur e ndjekim në Instagram.

Sot më në fund, Emina ka shpërndarë foto nga festa e madhe e dy vjetorit të ditëlindjes së vogëlushes së saj. Tema e ditëlindjes ka qenë tërësisht kukulla “Frozen”, ndër më të preferuarat e fëmijëve këto kohë. Emina dhe bashkëshorti i saj kanë organizuar një festë të madhe në oborrin e shtëpisë së tyre ku festa duket se ka kaluar mjaft mirë.

Më poshtë ju tregojmë fotot që vetë modelja shqiptare ka shpërndarë, një nga detajet më të këndshme është edhe barku i saj i rrumbullakosur pasi siç dihet tashmë Emina është për herë të dytë në pritje të ëmbël.