U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Shkurte Gashi bën daljen e parë publike me familjen dhe rrëfen të pathënat nga jeta – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Shkurte Gashi bën daljen e parë publike me familjen dhe rrëfen të pathënat nga jeta

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Shkurte Gashi bën daljen e parë publike me familjen dhe rrëfen të pathënat nga jeta

Në muajin tetor mësuam se këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi ishte në pritje të fëmijës së saj të parë, por shtatzëninë e mbajti të fshehtë. Ndërkohë në muajin dhjetor ajo solli në jetë një djalë, që vendosi ta quante Mal.

Duke u përpjekur që ta mbajë të fshehtë jetën e saj private, Shkurtja nuk ka reaguar fare në lidhje me këto lajme. Gjatë shtatzënisë nuk e pamë kurrë me barkun e rrumbullakosur dhe as pas lindjes nuk postoi asgjë në rrjete sociale.

Mirëpo ajo ka vendosur që ta thyejë akullin dhe të bëjë daljen e parë publike me familjen e saj. Këtë të diel transmetohet episodi i fundit i emisionit NIN, në të cilin Shkurtja shfaqet për herë të parë me bashkëshortin, Albert Limani, dhe djalin e tyre, që është rritur shumë. Këngëtarja rrëfen në emision detaje dhe histori të pathëna nga jeta e saj. Ajo tregon se si i ndryshoi jeta pas lindjes së djalit dhe kush janë personat që i mungojnë më shumë.

VIDEO

Vetë Shkurtja nuk preferoi që ta prezantonte me publikun partnerin e saj, Albert Limanin. Ishin mediat ato që zbuluan identitetin e tij dhe se dyshja po jetonin një histori të bukur dashurie prej kohësh larg syrit të publikut. Më vonë në media u publikua dhe fotografia e parë e Albertit me djalin e tyre dhe që prej asaj kohe nuk kemi dëgjuar më nga Shkurtja. Për këtë arsye do të jemi gjithë sy e veshë të dielën në “NIN” për të mësuar gjithçka që nuk kemi ditur nga jeta e artistes.