Trejsi Sejdini tashmë është kthyer në një nga modelet më të njohura në Shqipëri, fillimisht nga videot ku bënte sherr, nga fotot provokuese e së fundmi me fitoren e “Miss Universe”. Duke qenë përherë në vëmendjen e mediave, Trejsin e keni parë vetëm me makeup, të kuruar e në super formë.
Megjithatë ditën e sotme modelja ka vendosur t’i urojë fansave Mirëmëngjes me një foto ku shfaqet ujë e sapun, e sapo dalë nga dushi, me robdeshambër, peshqir në kokë dhe pa grim në fytyrë. E buzëqeshur dhe me një lëkurë të shëndetshme, Trejsi ka vërtetuar se duket bukur edhe pa truket e makeupit.