“U BË E TEPËRT"/ Arbenita ka një sqarim për videon ku puthej me një mashkull tjetër! (FOTO) - AlpeGossip
“U BË E TEPËRT”/ Arbenita ka një sqarim për videon ku puthej me një mashkull tjetër! (FOTO)

“U BË E TEPËRT”/ Arbenita ka një sqarim për videon ku puthej me një mashkull tjetër! (FOTO)

Ditën e djeshme në rrjet qarkulloi një video e modeles Arbenita Ismajli, e cila shfaqej duke u puthur në buzë me një mashkull që nuk ishte Fero.

Djali që shfaqet në video është model dhe quhet Kenned Tahiri.

Tahiri publikoi në Instagram një shkrim, ku tregonte se llogaria e tij në Snapchat ishte vjedhur, ndaj video ishte përhapur në rrjet.

Mirëpo, ky justifikim nuk është besuar nga Arbenita, e cila më në fund ka reaguar me një status të gjatë në InstaStory.

 

Modelja pretendon se mashkulli në fjalë kërkon të marrë famë prej saj, pasi ata kanë qenë bashkë katër vite më parë.

“Zakonisht nuk i shpjegohem njerëzve për punët e mija, por ja që u bë e tepërt dhe duhej! Është çmenduri se si një ish mund t’i mbajë ende fotografitë e mija prej 4 vite më parë! Të shtiret se iu është hakuar Snapchati! Dhe i përdor ato kundër meje për të më ulur dhe poshtëruar në publik! Merre famën!!! Por nuk të duhet kur je i prishur përbrenda! Kur jemi në pubertet jemi shumë delikatë dhe bëjmë gabime që më pas në të ardhmen qeshim me to! Unë nuk jetoj më në të kaluarën! Nëse prisni të jem e përsosur harrojeni nuk do jem kurrë, sepse jam njeri! Kush jeni ju për të më gjykuar gjithsesi? Merreni si të doni por unë e dua të dashurin tim dhe këto gjëra të kota nuk do të na ndajnë kurrë! Nuk jemi ndarë asnjëherë dhe dëshirojmë ta mbajmë lidhjen sekrete! Ku po shkoni vallë më gjithë këtë urrejtje? A është kjo e arritur për ju, këto janë ëndrrat e juaja? Ne jemi shqiptar dhe njerëz në fund të fundit! Boll u bë poshtërimi i njëri tjetrit, sidomos femrave shqiptare!”- shkruan Arbenita në postim.

Më tej, ajo ka publikuar një foto ku shfaqe e buzëqeshur, duke kërkuar më shumë paqe dhe dashuri.

“Më shumë paqe dhe dashuri njerëz”- janë fjalët e modeles, e cila mesa duket e ka mbyllur me kaq këtë çështje.