A KA DASHURI TJETËR PAS LOREDANËS? Mozzik e ka një përgjigje (FOTO) – AlpeGossip
A KA DASHURI TJETËR PAS LOREDANËS? Mozzik e ka një përgjigje (FOTO)

A KA DASHURI TJETËR PAS LOREDANËS? Mozzik e ka një përgjigje (FOTO)

Na ishte njëherë e një kohë, përpara ndarjes, çifti kokë e këmbë i dashuruar Loredana dhe Mozzik.

Duke nisur që tek bashkëpunimet me njëri-tjetrin, deklaratat e shumta romantike e deri tek ardhja në jetë e frytit të tyre të dashurisë, Hanës, Lori dhe Mozi gjithmonë tregonin se ishin bërë për njëri-tjetrin.

Nuk e dimë ç’ndodhi saktësisht, por krejt papritur gjërat morën një tjetër rrjedhë dhe deklarat e dashurisë u kthyen në thumba dhe këngët romantike në diss-e, mirëpo asgjë nuk mohon faktin se Loredana dhe Mozzik dikur duheshin dhe pikë.

Siç Mozzik ka treguar, Loredana ishte dashuria e jetës së tij, ndaj me të drejtë ndjekësit janë bërë kuriozë nëse do të ketë një dashuri tjetër pas saj.

Këtë kuriozitet, reperi na e ka hequr gjatë një ‘interviste’ me ndjekësit në InstaStory.

Sipas Mozzik, mashkulli dashuron sa herë të dojë ai vetë.

Pra, zemra e reperit vazhdon të jetë e hapur për dikë tjetër pas Loredanës.

Madje, i kërkuar të përkufizojë dashurinë, Mozzik u shpreh:

“1 këmbë në ujë, 1 këmbë në zjarr.”

Po reperja ç’mendon vallë lidhur me çështjet e dashurisë?