E DHIMBSHME! Gjendet e vdekur këngëtarja e njohur 28 vjeçare – AlpeGossip
E DHIMBSHME! Gjendet e vdekur këngëtarja e njohur 28 vjeçare

E DHIMBSHME! Gjendet e vdekur këngëtarja e njohur 28 vjeçare

Këngëtarja Goo Hara një ndër yjet e muzikës koreane, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Seul.

Ajo ka ndërruar jetë vetëm dy javë pasi nisi turneun e saj për rikthim.

28-vjeçarja u gjet në shtëpinë e saj në zonën e pasur Cheongdam-dong rreth orës 6 pasdite me kohën lokale dhe policia tha që hetimet po vazhdojnë.

Vetëm pak ditë më parë ajo kishte organizuar një rikthim në Japoni, duke vizituar vendin nga 14 deri më 19 nëntor, për të promovuar këngën e saj të re.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Goo 6 muaj më parë tentoi të vriste veten për shkak të depresionit.

Ajo nuk është këngëtarja e parë e K Pop që ndien presionet e mëdha të vëmendjes në këtë industri.

Muajin e kaluar Sulli, 25 vjeç, një ish-anëtare e bandës së vajzave, u gjet e vdekur në banesën e saj pasi luftoi ‘depresionin e rëndë’.