KOSTUMET SERIOZE DHE NGJYRAT E SEZONIT/ Nga Alketa tek Luana, ja si u veshën moderatoret këtë javë (FOTO) – AlpeGossip
KOSTUMET SERIOZE DHE NGJYRAT E SEZONIT/ Nga Alketa tek Luana, ja si u veshën moderatoret këtë javë (FOTO)

KOSTUMET SERIOZE DHE NGJYRAT E SEZONIT/ Nga Alketa tek Luana, ja si u veshën moderatoret këtë javë (FOTO)

Edhe për sot java po mbaron dhe është momenti që tu hedhim një sy veshjeve të moderatoreve tona bukuroshe gjatë këtyre 6 ditëve.

Nga fotot e mëposhtëme mund të dallojmë se për këtë javë kanë mbizotëruar kostumet. Ajo që e ka thyer pak seriozitetin e kostumeve ishte Bora Zemani e cila zgjodhi të vishte pantallona të bardha me një xhaketë pa mëngë që qendronte në konturet e kostumit.

Nga ana tjetër, Rudina Magjistari dhe Rudina Dembacaj kanë preferuar kostumet me ngjyra të errëta ku Dembacaj ka zgjedhur ta thyejë pak me xhaketën e kuqe, ndërsa Jonida Shehu ka preferuar që kostumin e saj ngjyrë uthull ta shoqërojë dhe me një këmishë rozë.

Pjesa tjetër e moderatoreve kanë zgjedhur fustanet ku ajo çfarë na bënë përshtypje është se përveç Bietës që ka zgjedhur një fustan të zi, Alketa,Luana, Marina dhe Ilda kanë menduar se nuancat e rozës janë ngjyrat e duhur për këtë javë. /AlpeGossip.al

Bora Zemani

Alketa Vejsiu

Ilda Bejleri

Marina Vjollca

Jonida Shehu

Luana Vjollca

Bieta Sulo

Rudina Magjistari

Rudina Dembacaj