”JUNIOR EUROVISION”/ Njihuni me Isea Çilin, vajzën që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mikja ime fëmijëri” – AlpeGossip
”JUNIOR EUROVISION”/ Njihuni me Isea Çilin, vajzën që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mikja ime fëmijëri”

”JUNIOR EUROVISION”/ Njihuni me Isea Çilin, vajzën që përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Mikja ime fëmijëri”

Festivali i Eurovizionit për fëmijë nisi për herë të parë në vitin 2003. Prej disa vitesh, në këtë festival përfaqësohet dhe Shqipëria nga të vegjlit tanë.

Dukja e parë në këtë kompeticion erdhi në vitin 2012 nga Igzidora Gjeta e cila konkuroi me këngën “Kam një këngë vetëm për ju”. Pas një mungese prezantimi të Shqipërisë në vitin 2013 dhe 2014, vogëlushët shqiptarë u kthyen në skenën e ”Junior Eurovision” në 2015 me konkurente  Mishel Rapon. Deri në vitin 2019, Shqipëria ka vazhduar të ketë përfaqësues në këtë kompeticion.

Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua me një konkurente dinjitoze e cila quhet Isea Çili. Isea është vajza e Saimir Çilit dhe Suela Kalasë, që gjithashtu është shumë e talentuar në muzikë.

Bukuroshja mori pjesë në kompeticion me këngën ”Mikja ime fëmijëri”. Kënga e saj flet për kalimin nga mosha e vogël në të rritur dhe kujtimet e fëmijërisë që ngelin pas.

Edhe për këtë vit, Shqipëria nuk mundi të fitojë vendin e parë sepse sipas votimeve, fituese u shpall Polonia me 278 pikë dhe konkurente Viki Gabor. /AlpeGossip.al