Kur fitnesi nuk ishte trend, Mema: Më paragjykonin por sot të gjithë në hapat dhe dietat e mia… – AlpeGossip
Kur fitnesi nuk ishte trend, Mema: Më paragjykonin por sot të gjithë në hapat dhe dietat e mia…

Kur fitnesi nuk ishte trend, Mema: Më paragjykonin por sot të gjithë në hapat dhe dietat e mia…

14 vite më parë ajo do të sillte për herë të parë një sport të ri në Shqipëri, atë të fitness model. Por nëse sot është bërë trend për gjitha femrat, Dorina Mema, thotë se rruga nuk ka qenë e lehtë.

E ftuar në emisionin ‘Why Not’ të Roza Latit, sportistja tregon se është përballur dhe me injorancë, por nuk paragjykon. Në fund të fundit ajo shijon suksesin dhe me krenari sheh që sot të gjithë kanë dalë në hapat dhe dietat e saj.

Mema: Ajo pjesë e injorancës dihet nga se e kemi, nuk po e përmendim nga se ka ardhur, nga vitet e vështira dhe atë e dua sepse na bën të veçantë. Diçka pa luftë, pa sakrificë nuk të shijon. Nëse emri im sot përmendet nga kush femra, është pjesa e durimit që ka Dorina dhe ai hapi im i fortë që nuk pyes çfarë kam përpara. Sado kemi pasur paragjykime, sot të gjithë kanë dalë në hapat e mi, dietat e mia.

Atëherë bëja çfarë doja unë ndërsa sot ndihem shumë krenare kur shikoj materialet e vjetra. Kanë qenë shumë gazeta që shkruanin, ka qenë një foto e madhe me dy flamujt (Kosovë dhe Shqipëri) në vitin 2013 në mes të gazetës. I falenderoj të gjithë mediat që më kanë përkrahur sepse më kanë mbështetur më shumë se sa i takonte Ministrisë së Sporteve.