“SI SOT NJË VIT MË PARË…”/ Nick Jonas i bën dedikimin më të ëmbël bashkëshortes së tij (FOTO) – AlpeGossip
“SI SOT NJË VIT MË PARË…”/ Nick Jonas i bën dedikimin më të ëmbël bashkëshortes së tij (FOTO)

“SI SOT NJË VIT MË PARË…”/ Nick Jonas i bën dedikimin më të ëmbël bashkëshortes së tij (FOTO)

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra janë kthyer shpejt në një nga çiftet më të ndjekur dhe të komentuar të ‘Hollywood’. Para pak kohësh, ata e kurorëzuan dashurinë e tyre me një dasmë madhështore, ceremonia e së cilës zgjati pothuajse një javë. Së fundmi, Nick dhe Priyanka kanë festuar 1-vjetorin e lidhjes së tyre dhe këngëtari i njohur i ka dedikuar bashkëshortes së tij fjalët më të ëmbla.

“Si sot një vit më parë, shkova të shihja ‘Beauty and the Beast’ në ‘Hollywood Bowl’ me një grup miqsh. Një ngs këto, u kthye në mikeshën time më të ngushtë, mbështetësja ime, muza ime, bashkëshortja ime. Jam shumë i lumtur për rrugëtimin tonë deri tani. Më bën të qesh çdo ditë dhe më inspiron të jem versioni më i mirë i vetes time. Ndihem i vlerësuar që jam bashkëshorti yt. Të dua”, ka shkruar Nick në foton ku shfaqej pranë Priyanka-s. Postimi ka marrë dhe shumë komente përgëzuese nga kolegët dhe fansat e dyshes