VIDEOKLIPI I NXORRI ZBULUAR ANDIN DHE MELISËN/ Atdheu thumbon ish-konkurenten: Ma ke borxh… – AlpeGossip
VIDEOKLIPI I NXORRI ZBULUAR ANDIN DHE MELISËN/ Atdheu thumbon ish-konkurenten: Ma ke borxh…

VIDEOKLIPI I NXORRI ZBULUAR ANDIN DHE MELISËN/ Atdheu thumbon ish-konkurenten: Ma ke borxh…

Melisa Lleshi po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin ka ditë që po e paralajmëron në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve dhe ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i këngës që mban titullin “Leje”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Në videokilpin e këngës Melisa shfaqet në një zyrë dhe ajo që mori gjithë vëmendjen tonë ishte detaji që shfaqet  në sekondat e fundit. Vihet re se dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasur me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë.

Ndërkohë në lidhje me këtë detaj ka hedhur së fundmi edhe Atdheu disa ngacmime për Melisën. Atdheu ka publikuar në Instagram videon e shkurtër të këngës së Melisës dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, që kuptohet se i referohet Andit.

Kujtojmë se më herët, Melisa ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilës ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Ky gjest ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më. Në fakt edhe vetë Andi e konfirmoi këë gjë me lezet, teksa shkëmbeu disa batuata në komente me Irkenc Hykën.

“Ai Astriti djalë i mirë”- shkruan Irkenci, ndërsa Andi i përgjigjet:

“Po Festim dhe unë këtë mendim kam.”