MËNYRAT E THJESHTA DHE TË SHPEJTA/ 4 ushqimet bazë që duhet të hani për të pastruar MËLÇINË – AlpeGossip
MËNYRAT E THJESHTA DHE TË SHPEJTA/ 4 ushqimet bazë që duhet të hani për të pastruar MËLÇINË

MËNYRAT E THJESHTA DHE TË SHPEJTA/ 4 ushqimet bazë që duhet të hani për të pastruar MËLÇINË

Mëlçia është organi më i madh në trup. Ajo e mban trupin të pastër nga toksinat dhe është i rëndësishëm në tretjen e yndyrave, shpjegon Health Line. Me fjalë të tjera, ajo pastron dhe ju ushqen. Mëlçia e detoksifikon gjakun duke hequr nënproduktet e rrezikshme dhe toksinat e dëmshme si alkooli dhe droga. Mëlçia përmban vitamina dhe minerale, liron energji në trupin tuaj kur ju nevojitet më shumë dhe është përgjegjës për konvertimin e amoniakut në urinë.

Për fat të keq, mëlçia është e prirur për sëmundje si hepatiti, sëmundja e mëlçisë yndyrore dhe kanceri. Kur mëlçia bëhet aq e dëmtuar sa humb aftësinë e saj për të funksionuar siç duhet, ajo përjeton cirrozë sëmundje e cila është më shpesh e lidhur me abuzimin afatgjatë të alkoolit. Për të promovuar funksionin e shëndetshëm të mëlçisë gjatë gjithë jetës, mund të përdorni mjetet  shtëpiake që në fakt pastrojnë mëlçinë dhe parandalojnë cirrozën:

Hudhëra: Natyrisht, mund të pastroni mëlçinë tuaj duke përdorur hudhër. Ajo përmban një përbërës me bazë squfuri që aktivizon enzimat e mëlçisë të cilat i largojnë toksinat nga trupi. Hudhra gjithashtu përmban allcin dhe selen, të cilat të dyja mbrojnë mëlçinë nga dëmtimi. Përdorni hudhër në çdo vakt që gatuani – në vezët dhe kosin tuaj të mëngjesit, të pjekur me qepë dhe vaj ulliri, të pjekur me mish dhe perime etj.

Çaj jeshil: Sipas studimeve, çaji jeshil thith sasinë e yndyrës së depozituar në mëlçi, duke parandaluar kështu sëmundjen e mëlçisë yndyrore. Ai gjithashtu ndërhyn me thithjen e yndyrës, rrit normën në të cilën yndyra përdoret për energji dhe bllokon sintezën e yndyrës në mëlçi. Bëjeni zakon prijen e çajit jeshil çdo ditë për një shtim të mëtejshëm të funksionit tuaj të mëlçisë.

Avokado. Një studim i botuar fillimisht nga Shoqata Amerikane Kimike zbuloi se avokadot redukton dëmtimin e mëlçisë. Ndërsa shkencëtarët tani po punojnë për të zhvilluar një ekstrakt nga avokado që potencialisht mund të trajtojnë dëmtimet e mëlçisë, ju mund të filloni të korrni përfitimet tani duke ngrënë një avokado që sot.

Bananet dhe Fasulet: Kaliumi është i rëndësishëm për funksionimin e shëndetshëm të mëlçisë. Duke shtuar banane dhe fasule, si dhe patatet e ëmbla dhe salcat e domates, në dietën tuaj, ju mund të pastroni mëlçinë tuaj çdo ditë, raporton Dr. Ax.