Rrobat e banjës që ju duhen këtë verë kërkojini në dollapin e fëmijëve (FOTO) – AlpeGossip
Rrobat e banjës që ju duhen këtë verë kërkojini në dollapin e fëmijëve (FOTO)

Rrobat e banjës që ju duhen këtë verë kërkojini në dollapin e fëmijëve (FOTO)

Trendet e rrobave të banjës sa vijnë dhe ikin. Ama Paris Hilton duket sikur sapo ka sjellë në vëmendje trendin më të këndshëm, atë të rrobave të banjës së vajzave të vogla.

Nuk bëhet fjalë për ndonjë koleksion me bikini për fëmijë, por për një gjetje e cila me shumë mundësi do t’ju frymëzojë ju këtë verë.

37- vjeçarja ka pozuar në plazh e veshur me një palë bikini të cilat kanë të stampuar personazhin “Little Pony”.

Bikini-t në fjalë janë pjesë e koleksionit të Jeremy Scott për Moschino, kështu që mos mendoni se Paris ja ka “vjedhur” ndonjë femije.

 

Ama nëse koha nuk ju premton sot për të gjetur një palë rroba banje të tilla, ne ju këshillojmë t’i futeni germimit në dollapin e fëmijëve.

Kush e di se çfarë tjetër mund t’ju zërë syri aty, kështu që paçi fat!