JONIDËS I BËNË NAMIN PËR ANGLISHTEN/ Flet drejtori i Festivalit të “RTSH”: Të vrasin ditën dhe…(FOTO) – AlpeGossip
JONIDËS I BËNË NAMIN PËR ANGLISHTEN/ Flet drejtori i Festivalit të “RTSH”: Të vrasin ditën dhe…(FOTO)

JONIDËS I BËNË NAMIN PËR ANGLISHTEN/ Flet drejtori i Festivalit të “RTSH”: Të vrasin ditën dhe…(FOTO)

Dy ditë më parë u komentua shumë një video e Jonida Maliqit gjatë një interviste ku u ngatërrua për të gjetur fjalën e duhur në anglisht. Këngëtarja u kritikua shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët pas performancës së saj madhështore në gjysmëfinale, filluan ta komplimentonin dhe çështja e anglishtes u harrua.

Martin Leka, drejtori i Festivalit të 57-të të Këngës në RTSH, në një intervistë për “Panorama Plus” u shpreh se nuk është hera e parë që ndodh kjo situatë, por fakti që sot jemi në finale mes vendeve më të mira është më e rëndësishme.

“Skeptikëve dhe kujtdo tjetër, edhe dashakeqëve më të paskrupullt e mosbesues(ata që që në festitvalin e Këngës nuk besuan tek kënga), po u kujtoj e paralelizoj rastin në fjalë me rastin e Festivalit të 50-të, ku fituese ishte Rona Nishliu.

Është pothuaj e njëjta situatë. Një ditë para se të dilte në finale, filloi harbimi kolektiv portalo-fake, pse këngëtarja harron një fjalë anglisht?! Kryezata mori fund menjëherë sapo doli në finale dhe filloi kameleonizmi kolektiv: kush të gjente fjalët më të bukura për Maliqin! Kaq e thjeshtë është historia jonë: të lajnë e të thajnë, tëvrasin natën e të qajnë ditën, për fat të keq”, u shpreh Leka.