Vajza e ish-deputetes, Majlinda Bregu, Kejda, është një nga personazhet më të faktorizuara gjatë kohëve të fundit në Instagram.
Kejda, njësoj si shumë personazhe të tjerë, është bërë pjesë e rubrikës, “Më bëj një pyetje”, dhe duket se është vënë në siklet nga një ndjekës. Fansi e ka pyetur se sa para dhe sa vite shkollë duhet të ketë një mashkull që të bëhet i dashuri i saj. Kejda i është përgjigjur duke i thënë se asgjë nga këto nuk ka rëndësi për të dhe se mjafton që mbi të gjitha të jetë dashuria.