I DINIT? Këto janë 5 vende të botës ku njerëzit jetojnë mbi 100 vite – AlpeGossip
I DINIT? Këto janë 5 vende të botës ku njerëzit jetojnë mbi 100 vite

I DINIT? Këto janë 5 vende të botës ku njerëzit jetojnë mbi 100 vite

Jetëgjatësia varet nga një sërë arsyesh të caktuara. Sipas Dan Buettner pjesë e stafit të Nacional Geographic, 5 janë vendet në të cilat jetëgjatësia e popullsisë i kalon shifrat e mesatares e madje edhe shekullit standart të jetëgjatësisë.

Në këto vende njerëzit kanë tendencë për të jetuar mbi 100 vjet. Dhe edhe pas shekullit të tyre të jetës, mbeten të shëndetshëm dhe funksional.
Termi “Zonat blu”, që Buettner shpiku, për herë të parë u shfaq në një çështje të National Geographic në vitin 2005, në një artikull të titulluar “Sekretet e jetëgjatësisë.”
9 karakteristika të përbashkëta për “Zonat blu”:

1. Ushtrim fizik
2. Qëllimet e jetës
3. Stresi i reduktuar
4. Marrja e moderuar e kalorive
5. Dieta me bazë bimore
6. Alkooli me masë
7. Lidhjet e forta familjare
8. Marrëdhënie të mira shpirtërore apo me fenë
9. Jeta e mirë shoqërore

Buettner i ka quajtur këto shtete “Zona Blu” dhe në të bëjnë pjesë:

 

Sardenja

Sardenja (Itali) ku shkencëtarët kanë zbuluar një numër të madh të njerëzve në fshatrat malor, të cilët i kishin kaluar 100 vitet.

Okinawa (Japoni)

Loma Linda

Loma Linda (Kaliforni) ku jeton popullsia më jetëgjate, që i kalon të 100-tat e konsiderohen si më të vjetrit në Amerikën e Veriut.

Nicoya (Kosta Rica)

Icaria

Icaria (Greqi), ku një në tre njerëz i kalojnë të 90-tat, ndërsa sipas një studimi banorët janë 20% më pak të predispozuar për t’u prekur ndaj kancerit dhe kanë 50% më pak probleme me zemrën.