Rita na magjepsi në premierën e filmit të famshëm: Një perëndi! – AlpeGossip
Rita na magjepsi në premierën e filmit të famshëm: Një perëndi!

Rita na magjepsi në premierën e filmit të famshëm: Një perëndi!

Rita Ora duket se ka shkëlqyer në premierën e filmit “Fifty Shades Freed”, mbrëmjen e së martës në Paris. Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte zgjedhur të vishej e tëra me të bardha teksa u shfaq krah këngëtarit Liam Payne me të cilin ka bashkëpunuar për kolonën zanore të filmit.

 

Veshja trup, kombinuar me të një palë vëthë metalike të bardhë dhe flokët e kapura, e bënë Rita-n të dukej si një perëndi!

Teksa pozonte në tapetin blu të eventit, 27-vjeçarja ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve dhe në fakt, s’i vëmë dot faj.

Përpos saj, edhe protagonistja e filmit, Dakota Johnson ishte veshur gjithashtu me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve, por ndonëse ngjante sharmante duket larg nga look-u i Ora-s kësaj here, e cila ngjan kaq e paprekshme. Si hyjni!