E DJERSITUR DHE ME DOREZA/ Kjo është mënyra se si e kalon ditëlindjen Aurela Gaçe – AlpeGossip
E DJERSITUR DHE ME DOREZA/ Kjo është mënyra se si e kalon ditëlindjen Aurela Gaçe

E DJERSITUR DHE ME DOREZA/ Kjo është mënyra se si e kalon ditëlindjen Aurela Gaçe

Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen. Diva e muzikës shqiptare bën plot 45 vjeç, ndërsa ka zgjedhur që këtë ditë të festojë në mënyrën më të pazakontë. Të shumta kanë qenë urimet për artisten e dashur në ditën e saj të lumtur, nga fansa por edhe nga miq e dashamirës.

Përmes një fotoje të hedhur në instagram, Aurela ka vënë në pah trupin e saj me muskuj dhe në top formë, duke bërë edhe një urim special për veten. Ajo ndër të tjera tregon se dëshira e vetme që ka, është të jetë mirë dhe e shëndetshmë pranë njerëzve që do.

“Sot, 45 vjeç. Mund te kisha zgjedhur çdo lloj fotoje per kete dite, por kjo ,me “doreza” ne duar ,eshte simboli i te jetuarit per mua. Keshtu, e djersitur, pa masken e perfituar nga grimi, duke luftuar per me te miren, per te realizuar veten , per te ndertuar gjithçka jam, me rrëzime e ngritje. Keshtu i kalova keto 45 vjet….e tani ,pa i hequr “dorezat” nga duart , uroj te jem sa me gjate prane familjes time te shtrenjte”.

“Ky eshte i vetmi urim qe i bej vetes eshte, te jem ketu, te shoh femijet te rriten, të jem me vajzat ne hapat e veshtire e te bukur te jetes. Te jem prane femijeve te mi, ashtu sic prinderit e mi ishin e jane me mua . Kaq dua vertete, vetëm jetë. Po te kemi jete e shendet, pastaj te tjerat dihen…..”dorezat ” ne duar, e forca perpara”-shkruan Aurela në rrjetet sociale.