FEJOHET DAMIANO I ”BIG BROTHER”/ Këto janë pamjet e publikuara nga festa (FOTO) – AlpeGossip
FEJOHET DAMIANO I ”BIG BROTHER”/ Këto janë pamjet e publikuara nga festa (FOTO)

FEJOHET DAMIANO I ”BIG BROTHER”/ Këto janë pamjet e publikuara nga festa (FOTO)

Damiano Agalliu u bë i njohur në sajë të reality show-t më të madh ‘Big Brother’. Ish banori i shtëpisë më të njohur ka qenë një ndër djemtë më aktiv, dhe mjaft i komentuar në mediat sociale.

Ditën e sotme ai na ka prezantuar me të fejuarën e tij. Damiano nuk e ka bërë kurrë publike lidhjen, deri më sot që kanë shkëmbyer edhe unazat.

Ai ka publikuar fotot nga ceremonia, dhe duket në krahë të bukuroshes që tashmë është partnerja e tij. Damiano e ka shoqëruar foton në rrjetet sociale me një mbishkrim të ndjerë.

“Dhe një ditë dielli do të lindë, mbase nuk do ta dallosh direkt, por do ta kesh atë ndjesi. Dhe më pas do e gjesh veten duke menduar për diçka tjetër, për dikë që nuk ka lidhje me të shkuarën. Për dikë që është vetëm e jotja, dhe do ta kuptosh, se është arsyeja e jetës tënde”,-ka përfunduar Damiano. I urojmë jetë të lumtur krah partneres së tij.