Aktori shqiptar e pranon publikisht: Unë jam aktori më i dobët i “Portokalli”-së – AlpeGossip
Aktori shqiptar e pranon publikisht: Unë jam aktori më i dobët i “Portokalli”-së

Aktori shqiptar e pranon publikisht: Unë jam aktori më i dobët i “Portokalli”-së

Kur vjen puna tek artistët rrallëherë ndodh që dikush ta pranojë me zë të lartë se punën që bën nukështë ajo më e mira e mundshme. Ka qenë pikërisht Erion Isai ai që ka pranuar se aktorin nuk e bën aq mirë sa do të dëshironte teksa preferon më shumë skenaristin dhe regjisorin tek vetja. Me sinqeritet Isai është shprehur se mes aktorëve të brezit të tij në “Portokalli” ai ishte më i dobëti.

“ Unë jam ndër aktorët më të dobët të Portokalli-së. Një rezultat që Besi, Flori, Gazi e arrijnë për një ditë unë e arrij për 10 ditë. Vlerësoj shumë Flor Binajn për përskushtimin dhe Gaz Pajën për profesionalizmin.

Nuk më pëlqen të bëj aktorin. E ardhmja ime në politikë apo regjisurë varet nga dëshira dhe përkushtimi.”,- ka rrëfyer Erioni.