Nuk e dinim! Trejsi tregon anën e saj të panjohur: Jam e para në Ballkan për matematikë dhe di 3 gjuhë të huaja… – AlpeGossip
Nuk e dinim! Trejsi tregon anën e saj të panjohur: Jam e para në Ballkan për matematikë dhe di 3 gjuhë të huaja…

Nuk e dinim! Trejsi tregon anën e saj të panjohur: Jam e para në Ballkan për matematikë dhe di 3 gjuhë të huaja…

Trejsi Sejdini është modelja që pak ditë më parë fitoi “Miss Universe Albania” dhe që do përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Amerikë. Trejsi është bërë e njohur përpara këtij konkursi, për shkak të videoeve me sherre apo fotove provokuese që postonte në rrjete sociale. Pikërisht prej këtyre, fitorja e saj nuk u prit mirë nga të gjithë duke pasur shumë kritika. Siç dihet Miss-et vlerësohen vetëm për bukurinë, por nuk e dinit që Trejsi është gjithashtu një nxënëse e shkëlqyer, e para në Ballkan prej 8 vitesh në matematikë dhe fizikë dhe di 3 gjuhë të huaja.

“Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë, kam një anglishte të përsosur, kam një gjermanishte të përsosur dhe një frëngjishte të përsosur”, tha Trejsi e ftuar në Intervista vip.