PREZERVATIVI KTHEHET NË AKSESOR/ Moschino sjell koleksionin më seksi (FOTO) – AlpeGossip
PREZERVATIVI KTHEHET NË AKSESOR/ Moschino sjell koleksionin më seksi (FOTO)

PREZERVATIVI KTHEHET NË AKSESOR/ Moschino sjell koleksionin më seksi (FOTO)

“Moschino” dhe “H&M” janë dy nga markat më të preferuara, për kategori të ndryshëm personash. Por kur ato bashkojnë fuqitë na kanë treguar se mund të sjellin gjëra spektakolare.

Dy markat e modës prezantuan bashkëpunimin e tyre në një shfaqje në Nju-Jork, të mërkurën, për të cilën sfiluan disa nga modelet më të kërkuara. Mesazhi kryesor që përcollën ishte ai i paqes dhe mund ta dallonim në çdo detaj, të qëndisur te veshjet, te dizajnet e varëseve apo vathëve.

Bella Hadid udhëhoqi pasarelën me një fustan shumë sensual lëkure, me detajet e zinxhirëve ngjyrë të florinjtë.

Por detajet që tërhiqnin më shumë vëmendjen ishin vathët, njëri në formën e një paketimi prezervativi, ndërsa tjetri me simbolin e paqes.

Motra e saj, Gigi u shfaq me një fustan të zi me kapuç, i qëndisur me detaje ngjyrë të florinjta. Sipër mbante veshur një xhup me temina ngjyrë të artë.

Supermodelja Naomi Campbell shkëlqeu me fustanin të mbuluar me temina ngjyrë të argjentë.

Aksesorët kryesorë të koleksionit ishin çizmet e gjata të zeza me zinxhirët ku shkruhej “Moschino”, varëset zinxhir dhe vathët e mëdhenj.