1. Qimet rreth kërthizës
Nëse nuk e dinit ky vend është më e përhapuri për krijimin e qmeve, sidomos tek femrat. Asgjë për t’u shqetësuar.
2. Rreth thithkave të gjoksit
Nëse vini re qime rreth gjoksit, sigurisht nuk jeni të vetmet. Qëllimi i krijimit të qimeve rreth asaj zone është ende e paqartë.
3. Jashtë dhe brenda veshëve
Shumica e burrave kanë qime në vesh, por nuk është e rrallë që edhe gratë të kenë. Fatmirësisht, qimet aty mund të reduktohen përmes lazerit, ose me piskatore.
4. Qime në shpinë
E dimë që është vend i sikletshëm për të pasur qime, por s’ka vend për panik. Për aq kohë sa keni qime jo shumë të trasha është komplet normale t’i lini pa i ngacmuar.
5. Brenda në hundë
Edhe këtu qimet janë komplet normale, pavarësisht se njerëzve iu besdisen për arsye që lidhen me estetikën e pamjes.
6. Mbrapa qafës
Nuk e kemi fjalën për fundin e flokëve, por edhe në pjesët më poshtë.
7. Nga ana e brendshme e kofshëve
Edhe kjo është një zonë normale për të patur qime, por nëse nuk e keni gjenetike, periodat nuk i keni të rregullta, keni akne apo vështirësi për të rënë nga pesha, e mira është të bëni një vizitë tek mjeku. Mund të keni vezore kistike.
8. Në gishtat e duarëve dhe këmbëve
Asgjë për t’u shqetësuar, krejtësisht normale!
Burimi: Bustle