”KËRKOJNË NUMRIN E TELEFONIT”/ Spikerja e lajmeve tregon çfarë i ndodh në studio me të ftuarit – AlpeGossip
”KËRKOJNË NUMRIN E TELEFONIT”/ Spikerja e lajmeve tregon çfarë i ndodh në studio me të ftuarit

”KËRKOJNË NUMRIN E TELEFONIT”/ Spikerja e lajmeve tregon çfarë i ndodh në studio me të ftuarit

Spikerja e njohur e lajmeve, Anjola Hamzaj ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin e Jonida Shehut “Soiree”, ku ka folur për temën e cila e kishte të bënte me bukurinë dhe a ka ndikuar ajo në karrierë.

Gjatë emisionit Anjola tregoi se pas intervistave që u ka bërë të ftuarve në studio, ka pasur personazhe që i kanë kërkuar numrin e telefonit.

“Sa nga të ftuarit e tu në studion e lajmeve të kanë ngacmuar, të kanë kërkuar numrin e telefonit pasi kanë mbaruar intervistën?”, e pyeti Jonida.

“Shumë. Të ngacmojnë, nuk të gënjej, por shohin edhe se si komportohesh gjatë intervistës”, u përgjigj Anjola.