ANXHELA PERISTERI U BË NUSE/ Zbulohet kush është dhëndri (FOTO) – AlpeGossip
ANXHELA PERISTERI U BË NUSE/ Zbulohet kush është dhëndri (FOTO)

ANXHELA PERISTERI U BË NUSE/ Zbulohet kush është dhëndri (FOTO)

Anxhela Peristeri e ka mbajtur gjithnjë jetën private larg vëmendjes së publikut, por së fundmi kur u shfaq nuse, këngëtarja nxiti thashethemet se do martohet.

Anxhela na mahniti e veshur me një fustan nusërie nga “Ami Event”, që i tregonte më së miri trupin të cilin e ka në super formë.

Pas thashethemeve për martesë, Anxhela ka postuar sot një tjetër foto me fustanin e nusërisë dhe shkruan: “Kur të mbarojë, dua të them: tërë jetën kam qenë nuse e martuar me mrekullinë. Unë isha dhëndri, duke marrë botën në krahët e mi”.

Kjo është një shprehje nga poetja amerikane Mary Oliver e cila e krahason veten me një dhëndër dhe botën me nusen.

Me një tjetër postim Anxhela ka zbuluar se pamja e saj si nuse është për videoklipin e ri i cili do mbajë titullin “Shpirt i bukur”.