Na shkriu gazit teksa i thoshte Gentës së BB, ”Gjej një burrë e rri në Tiranë”! Pse u fshi videoja e gjyshes së saj?! – AlpeGossip
Na shkriu gazit teksa i thoshte Gentës së BB, ”Gjej një burrë e rri në Tiranë”! Pse u fshi videoja e gjyshes së saj?!

Na shkriu gazit teksa i thoshte Gentës së BB, ”Gjej një burrë e rri në Tiranë”! Pse u fshi videoja e gjyshes së saj?!

Genta e Big Brother është një ndër ish-banoret më të komentuara kohët e fundit dhe shkak për këtë, është bërë një video “hot” që bëri publike në Instagramin e saj.

Njëri nga komentuesit i shkruajti, “Mbas një q*irje të egër”, menjëherë pas këtij komenti Genta Gjalpi, nuk ngurroi t’ja kthente duke i shkruar, “para”, duke nënkuptuar se videoja ishte postuar para seksit.

Brenda një kohe shumë të shkurtër, videoja u shpërnda dhe u komentua nga një numër i madh portalesh, madje pas komenteve të shumta që Genta mori pas videos dhe komentit që i ktheu komentuesit, ajo deklaroi se do ta fshinte llogarinë e saj në Instagram, pasi ndihej keq.

Megjithatë, Genta jo vetëm që nuk e mbylli llogarinë e saj, por mbrëmë publikoi një video me gjyshen e saj, një video shumë “interesante” që na shkriu gazit të gjithëve.

Ajo e pyet gjyshen nëse është apo jo mbesa më e bukur, ndërkohë që gjyshja e pohon duke thënë, “Hë gjej një burrë andej dhe rri në Tiranë”.

Genta ka filluar të qeshë dhe i’a kthen gjyshes se në fakt ajo do të rrijë aty me gjyshen e saj.

Çuditërisht kjo video është fshirë nga Instagrami i Gentës, ndoshta shkak për fshirjen e kësaj videoje janë bërë komentet e shumta që ish-banorja ka marrë nga komentuesit (ofenduese dhe tallëse)e saj, në rrjetin social.

Gjithsesi ishte një video shumë interesante dhe gazmore njëkohësisht.