“MË BËRI TË NDIHEM…”/ Generda rrëfen çfarë i ka thënë Saimiri kur kanë qenë vetëm të dy (VIDEO) – AlpeGossip
“MË BËRI TË NDIHEM…”/ Generda rrëfen çfarë i ka thënë Saimiri kur kanë qenë vetëm të dy (VIDEO)

“MË BËRI TË NDIHEM…”/ Generda rrëfen çfarë i ka thënë Saimiri kur kanë qenë vetëm të dy (VIDEO)

Generda është një nga kokurrentet që ka hyrë disa javë pasi spektakli “Love Story” kishte filluar, por pavarësisht kësaj, ajo ka krijuar një afrimitet të madh me Saimirin. Kanë dalë në dy takime bashkë dhe duket se merren vesh shumë mirë.

Madje, në media u aludua për një lidhje mes tyre jashtë emisionit, nisur nga fakti që të dy vijnë nga Gjermania. Por diçka e tillë u mohua në studio nga të dy.

Ndërkohë, në një intervistë për programin “Daily Love Story”, Generda ka rrëfyer se cila ka qenë fjala më romantike që Saimiri i ka thënë asaj veçmas.

“Gjëja që më pëlqeu është që më tha se i dukem vajzë e vërtetë, kjo më bën të ndihem shumë mirë”, -u shpreh ajo.

Ndërsa si një nga momentet më të bukura me Saimirin, Generda ka veçuar takimin e kësaj jave.

“Takimi i kësaj jave, sepse ka qenë një nga takimet më funny dhe romantik nga të gjithë. Kam pasur një eksperiencë të re, kam bërë ski për herë të parë.”

E pyetur për marrëdhëniet me vajzat e tjera, ajo theksoi se nuk ka ardhur për shoqëri, por për Saimirin. Megjithatë, shprehu dëshirën që në finale të kishte me vete edhe Redonën, sepse për të është një vajzë shumë e sinqertë.