“NUK EKZISTON…”/ Klea Huta i jep një përgjigje ndjekësit me një mesazh mjaft të fortë për karrierën e saj – AlpeGossip
“NUK EKZISTON…”/ Klea Huta i jep një përgjigje ndjekësit me një mesazh mjaft të fortë për karrierën e saj

“NUK EKZISTON…”/ Klea Huta i jep një përgjigje ndjekësit me një mesazh mjaft të fortë për karrierën e saj

Klea Huta është një ndër gocat më të përfolura të showbiz-it shqiptar, ku krahas paraqitjes së saj të kuruar në çdo dalje publike, një vëmendje të madhe e merr jeta private si dhe karriera e saj.

Prej vitesh është angazhuar në muzikë, por nuk ka lënë pas as moderimin. Po ashtu, bukuroshja ka krijuar dhe një akademi të veten për fëmijë.

Këto kanë mjaftuar që fansat e saj të mendojnë se gjithçka për Klean është perfekte.

Ajo komunikon shpesh me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ku dhe tregon më shumë mbi jetën e saj. Së fundmi njëri prej ndjekësve e ka pyetur si ka arritur të ketë një karrierë dhe familje perfekte.

“Nuk ekziston perfektja në asgjë dhe askund, e gjitha është ekuilibër dhe menaxhim. Mos u lodhni për të qenë perfekt, por të vërtetë”, është përgjigjur Klea duke dhënë kështu dhe një mesazh mjaft me vlerë për të gjithë ndjekësit e saj.

Rruga e saj drejt televizionit nuk ka qenë aspak e lehtë për të, sepse shpesh ka hasur në brryla.

Më herët ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku rrëfeu detaje nga jeta e saj private e profesionale. Klea u shpreh mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugën e televizionit, por theksoi se ka pasur edhe shumë brryla.

E pyetur nëse ja kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar, ajo u përgjigj.

“Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.

Ajo nuk preferoi të jepte detaje, por tha se i është bërë një lojë shumë e pistë.

“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prap unë nuk i mbaj mëri askujt”.

Klea tha se bëhet fjalë për një vajzë moderatore, por nuk preferoi të përmendte emra. Klea tha se personi në fjalë vazhdon të sillet shumë mirë para syve të saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.