E TRISHTË/ Gruaja me aftësi të kufizuara vdes pas operacionit për të hequr dhëmbët – AlpeGossip
E TRISHTË/ Gruaja me aftësi të kufizuara vdes pas operacionit për të hequr dhëmbët

E TRISHTË/ Gruaja me aftësi të kufizuara vdes pas operacionit për të hequr dhëmbët

Një grua me aftësi të kufizuara ka humbur jetën pasi një dentist i hoqi të gjithë dhëmbët. Rachel Johnston iu nënshtrua një ndërhyrje pasi gjendja e dhëmbëve të saj ishte shumë e keqe.

Por ajo u mbeti pa ndjenja disa orë pasi doli nga operacioni dhe kaloi ditë e pajisur me makinerinë që i shpëton jetën, derisa mjekët njoftuan familjarët se nuk mund të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Procedura u krye nga shërbimi dentar i komunitetit në Worcestershire. Pasi mësuan rastin e Rachel, dy familje të tjera treguan shqetësimet e tyre për këtë shërbim pasi djemtë e tyre kishin hyrë në të njëjtin trajtim “ekstrem” pa dijeninë e tyre, shkruan BBC.

Në të dy rastet, ata prisnin që djemtë e tyre, të cilët ishin me aftësi të kufizuara, të kishin një numër të vogël të dhëmbëve të larguar, por mbetën të tronditur kur i panë pa asnjë dhëmb në gojë.

Shëndeti dhe Kujdesi i i Dhëmbëve në Worcestershire, i cili drejton shërbimin dentar, këmbënguli që janë ndjekur procedurat e duhura për pacientët, ndërkohë që tre grupe klinike po hetojnë vdekjen e znj. Johnston.