MËSOJINI TANI/ Copëzat e mpiksura të gjakut tregojnë disa probleme për shëndetint tuaj – AlpeGossip
MËSOJINI TANI/ Copëzat e mpiksura të gjakut tregojnë disa probleme për shëndetint tuaj

MËSOJINI TANI/ Copëzat e mpiksura të gjakut tregojnë disa probleme për shëndetint tuaj

Sekretimi i pllakëzave të mpiksura të gjakut gjatë ciklit menstrual nuk përbën rrezik për shëndetin e gruas, por kur këto të fundit janë relativisht të mëdha, kjo është shenjë e një problemi shëndetësor. Ndonëse gjaku i menstruacioneve besohet të jetë likuid, shumë prej nesh nuk e dinë që prania e këtyre koagolave të gjakut është mëse normale.
Susan Ëysocki, anëtare e American Sexual Health Association pohon se kur indet e mitrës nuk janë në gjëndje të shpërbëhen plotësisht ndodh që periodat të vijnë në trajtën e gjakut të mpiksur.
Këto mpiksje zakonisht janë në ngjyrë të errët dhe shfaqen gjatë ditëve të para të periodave.
Zakonisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, por në disa raste këto mund të jenë shenjë e një problemi të rëndë shëndetësor.
Sipas Wysocki, është e mundur që një ndryshim i papritur i periodave mund të jetë pasojë e një aborti, sëmundje apo infeksioni, ndonëse në këto raste kjo gjë shoqërohet me dhimbje dhe simptoma të tjera. Për shembull, mpiksja e shoqëruar me dobësi dhe lodhje mund të jetë një shenjë e anemisë, një gjendje në të cilën trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm qeliza të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen. Periodat e rënda dhe të gjata mund të jenë shenjë e fibroideve, kiste të vogal jo kancerogjene