ÇFARË NDODHI? Arjola Demiri revoltohet me ndjekësit: Më keni lodhur… (FOTOT) – AlpeGossip
ÇFARË NDODHI? Arjola Demiri revoltohet me ndjekësit: Më keni lodhur… (FOTOT)

ÇFARË NDODHI? Arjola Demiri revoltohet me ndjekësit: Më keni lodhur… (FOTOT)

Arjola Demiri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Së fundmi, aktorja po shijon pushimet ndërsa ka ndarë dhe disa momente pranë një pishine. Megjithatë, fansat e kanë akuzuar për përdorim të fotoshopit,

Këto akuza kanë sjellë reagimin e ashpër të aktores, e cila përmes një postimi në Instastory, ku mes të tjerash shkruan se nuk ka nevojë për filtra e asgjë tjetër, se fundja ka sjellë në jetë tre fëmijë dhe do të ketë edhe imperfeksione si strijat apo celuliti.

“Nuk kam nevojë për filtra as për fotoshop për t’u fshehur nga ju. Unë e dua veten me të gjithë inperfeksionin tim perfekt, mos harroni 3 fëmijë njerëz nuk mi kanë dhuruar i kam lindur, unë do kem strija, celulit dhe kjo as ma heq as ma shton bukurinë.

Mjaft komentuat mbi fotot e mia sikur kam zbukuruar një zombie me efekte. Kam zbukuruar thjesht ngjyrat e fotos. Na keni lodhur me këtë gjyqin e komenteve si me qenë profesionistë të editimit të fotove… filloni punoni diku më mirë”, është shprehur Arjola.