VETËM UJË E SAPUN/ Ja si duket Fifi “pa pikë” grimi në fytyrë (FOTO) – AlpeGossip
VETËM UJË E SAPUN/ Ja si duket Fifi “pa pikë” grimi në fytyrë (FOTO)

VETËM UJË E SAPUN/ Ja si duket Fifi “pa pikë” grimi në fytyrë (FOTO)

Është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Vetëm pak kohë në tregun muzikor shqiptar, Fifi ka arritur të bëhet një ndër emrat më të përfolur, ndërsa ka sjellë një sërë hitesh për publikun shqiptar.

Krijuesja e hitit “Marova” është komentuar shumë për shkak të rënies drastike në peshë, ndërkohë që së fundmi, ajo mori vëmendje pas disa fotove që ndau në rrjete sociale, duke surprizuar ndjekësit me paraqitjen e saj dhe linjat trupore.

View this post on Instagram

Me no need make up to feel myself 🙊

A post shared by Filloreta Raçi (@fifi.official.fr) on

Së fundmi, artistja shqiptare nga Kosova ka marrë sërish vëmendjen me foton e fundit që ka publikuar në Instagram. Fifi ka guxuar të ndajë me ndjekësit një foto krejtësisht natyrale, dhe ku duket më simpatike se kurrë më parë.

Ndjekësit e kanë komplimentuar për bukurinë natyrale, por kanë qenë të shumta ata që e kanë kritikuar këngëtaren për përdorimin e filtrave në foto. “Kur ke filtra normal që nku të duhet make up”, i ka shkruar një ndjekëse.

Ndërkaq, Fifi krahas komenteve pozitive për rënien në peshë, është përballur me një sërë kritikash se është bërë “si të tjerat”. Këngëtarja ka sqaruar edhe njëherë të gjithë ata, që siç thotë ajo “vazhdojnë sagën e vrerit”, se rënia në peshë ka ardhur për shkak të probleme shëndetësore.

Ndërkohë, përsa i përket projekteve muzikore këngëtarja publikoi pak javë më parë bashkëpunimin me Young Zerkën, “Pa Gajle” që është pritur mjaft mirë nga publiku, ndërkohë që ka paralajmëruar një tjetër duet me Ermal Fejzullahun.