MIRA KAZHANI I DHA SUKSES/ Stilistja e “pjeshkave” preferon Lori Hoxhën (VIDEO) – AlpeGossip
MIRA KAZHANI I DHA SUKSES/ Stilistja e “pjeshkave” preferon Lori Hoxhën (VIDEO)

MIRA KAZHANI I DHA SUKSES/ Stilistja e “pjeshkave” preferon Lori Hoxhën (VIDEO)

Stilistja e flokëve, Jetmira Dushi ka disa vite që njihet në Shqipëri për tendencat e fundit që sjell, sidomos tek emrat e njohur të ekranit. Në intervistën për “Mos i fol shoferit” në Ora News, ajo tha se ndihmë e madhe për fillimet e saj ka qenë gazetarja Mira Kazhani, por e preferuara mbetet Lori Hoxha.

Jetmira Dushi: E para kliente VIP që ka ardhur tek unë është Mira Kazhani. E kam shumë mikeshë, rrim shumë bashkë dhe mendoj se gjithë suksesi, përveç talentit tim ka ardhur nga Mira. Mbaj mend kur ia bëra flokët për herë të parë, i thonin i ka flokët e palyera. Në momentin që ka dalë në televizor, të tjerat i janë referuar Mirës. Gjithmonë e kam patur në kat të dytë, pa tabelë jashtë. Rastësisht ishte Mira që erdhi nga e para. Pastaj, jo vetëm se është kliente e imja, por edhe mos të ishte do thoja Lori Hoxha.

Rudina Dembacaj: E preferuara jote?

Jetmira Dushi: Po. Kush nuk e njeh mendon që është shumë mendjemadhe, por është shumë e thjeshtë. Ne kemi 8 vite që njihemi, është shumë e dashur. Të tregon gjithçka, të tregon tendenca. Unë çdo gjë e kam provuar me atë para, pastaj me të tjerat.

Mira Kazhani i dha sukses, por stilistja e "pjeshkave" preferon Lori Hoxhën

Mira Kazhani i dha sukses, por stilistja e "pjeshkave" preferon Lori HoxhënShikoni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6gGu-LuLFCo

Gepostet von Ora News am Samstag, 1. Dezember 2018