RIKTHIMI I HISTORISË “FLORI DHE ELVANA”/ Të dy folën nëpërmjet këngës dhe këto detaje na bindën! (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHIMI I HISTORISË “FLORI DHE ELVANA”/ Të dy folën nëpërmjet këngës dhe këto detaje na bindën! (FOTO)

RIKTHIMI I HISTORISË “FLORI DHE ELVANA”/ Të dy folën nëpërmjet këngës dhe këto detaje na bindën! (FOTO)

Lidhja më e fortë e showbizz-it e cila u shoqërua me shumë hite muzikore por edhe me thashetheme për një histori dashurie mes tyre  pas klipit “Lejla”, marrëdhënia mes artistëve mori fund.

Të dy artistët, në intervistat e tyre kanë folur gjithmonë për ekzistencën e një dashurie artistike me shumë se njerëzore, madje i kanë dedikuar shpesh publikisht fjalë të ndjera njëri-tjetrit.

Po si filloi edhe mbaroi raporti i Elvanës me liderin e studios “Threedots”?

Artistet kishin investuar parate per biznese te përbashkëta, një hap që pritej ti paraprinte zyrtarizimit te lidhjes së tyre, por që realisht ka ndodhur e kundërta. Në darkën private të stilistit nga Kosova, Valdrin Sahiti, Elvana ishte përfaqesuese e filialit të dyqanit të veshjeve në Tiranë.

Elvana pasi imitoi të gjithë kolegët kur erdhi radha për te  Flori ajo jo vetem qe nuk ia permendi emrin por e cilësoi nje ish bashkëpunëtor.

Po në ato kohë Elvana dyshohesh për lidhjen me një biznesmen që jetonte jashtë Shqipërisë të cili vetëm pas dy vitesh zbuluam se ai ishte Ervin Mataj.

Pas shkëutjes së raporteve të dy këngëtarët nuk kanë dhënë asnjë deklaratë mbi prishjen e miqësisë nuk na lënë me dyshime. E ftuar në emisionin “Xing” Elvana na theksoi për herë të dytë Gjithçka që ndjej është vetëm mirënjohje deri në fund të jetës. “Nuk do të ndryshojë asnjëherë, jam rritur e formuar artistikisht. Kam mësuar shumë. Ne të dy për aq vite sa kemi punuar, kemi bërë evolucion në muzikën shqiptare”.Mos vallë ky ishte një mesazh indirekte  që na linte të nënkuptonim që ishte Elvana ajo që i ka dhënë fund?

Dyshimet na u shtuan edhe më shumë kur për 31 vjetorin Elvana organizuon një recital me të ftuar special pasi dëgjuam reportorin: “Më fal”,”Gjërat kanë ndryshuar”, “Veç një pikë” fansat  shpëthyen duke e cilësuar një dedikim për Florin. Prej muajsh Flori qëndroi largë televizionit dhe projektve duke mos u bërë “i gjallë” as në rrjetet social. Nëse nuk e keni vënë re rikthimi i Florit ishte një bujë e madhe  duke na bërë të gjithë të vazhdojm të kemi një arsye më tepër për te besuar në faktin se: “Flori dhe Elvana kanë qenë më shumë se miq”.

Jo vetem qe kënga “Ja ke bo vetes” ishte një surprizë e pa paralajmëruar por për stituatën që këngëtarja Elvana ndodhet tani do të thotë se ishte momenti i duhur që kantautori “ta thumbonte” sërish. Edhe pse raporti i tyre ka marrë fund prej kohësh në anën muzikore ata gjithmonë kanë treguar një pjesë të tyre dhe na bën tani të mendojm. Vallë ata zgjodhën ti japin fund nëpërmjet muzikës apo po i thonë fjalët që nuk patën guximin ti thonin njëri tjetrit drejtëpërdrejtë?

Detaj tjetër që Flori u kujdes që mos të binte në sy por neve nuk na shpëtoi ishin fjalët që këngëtari i thotë nëpërmjet Brunos.

“Edhe kur me mua fleje fshehje zemër fshehje”.

Tani që Flori u shfaq është Elvana ajo që u zhduk edhe ne nuk na mbetet tjetër gjë veçse të presim rikthimin e këngëtares dhe që “Diss-et” e tjera të na bëjnë më të qartë.

Përgatiti: AlpeNews.al