Kejvina sapo e tha troç që ka bërë operacione por askush nuk e kapi – AlpeGossip
Kejvina sapo e tha troç që ka bërë operacione por askush nuk e kapi

Kejvina sapo e tha troç që ka bërë operacione por askush nuk e kapi

Ka tërhequr vëmendjen që me daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin” dhe Kejvina vazhdon t’i kthejë të gjithë sytë nga vetja sa herë del në skenë. Të ftuarit mahniten kur ajo vjen për t’i bërë pyetjen dhe kështu ndodhi edhe sot.

Sapo pa Kejvinën të vinte pranë saj e veshur me një fustan portokalli me dekoltenë e hapur, Almeda Abazi hapi gojën e mahnitur: “Uau”.

“Të duket gjoksi Kejvina”, i tha Ermali ndërsa Kejvina ja ktheu “E kam bërë”, por në këtë moment Almeda pyeti velinën për emrin dhe deklarata që ajo sapo bëri nuk u vu re.

Megjithatë gjithçka ishte për humor, pasi format bombastike Kejvina i ka pasur gjithmonë dhe për to është e super komentuar.