PËR SA MË SHUMË KËNAQËSI SEKSUALE/ 12 fakte interesante për klitorin - AlpeGossip
PËR SA MË SHUMË KËNAQËSI SEKSUALE/ 12 fakte interesante për klitorin

PËR SA MË SHUMË KËNAQËSI SEKSUALE/ 12 fakte interesante për klitorin

Ka disa fakte interesante për klitorin që është i lënë pak në hije nga fama e vaginës, por ia vlen të eksplorosh për të, sepse është një pjesë e rëndësishme e intimitetit tonë. Sipas artistes Sophia Wallace, “klitori nuk është një buton, është një ajsberg”.

1. Pesëdhjetë deri në 75 për qind të grave që kanë orgazma, kanë nevojë për stimulim të klitorit. Shumica e grave nuk mund të kenë orgazma vetëm nëpërmjet penetrimit.

2. Klitori është vetëm pjesërisht i dukshëm me sy të lirë. Ai është gati 10 cm i gjatë, pak a shumë sa një penis i paerektuar, por tre të katërtat e tij fshihen brenda trupit të femrës. Është një thesar i groposur.

3. Klitori rritet gjatë jetës së gruas. Pas menopauzës, klitori mund të bëhet 2 herë e gjysmë më i madh sesa ka qenë në adoleshencën e saj. Megjithatë me sa dihet, nuk është bërë ndonjë studim që ka të bëjë me kënaqësinë dhe përmasat e klitorit. Ashtu si nuk kemi dëgjuar ndonjë femër që të flasë për përmasat e klitorit siç bëjnë burrat, apo që ta masin atë.

4. Klitori përmban 8 000 funde të ndjeshme nervore, dyfishin e atyre të penisit. Na falni, djema.

5. Duhet ta dini që të gjitha bebet kanë të njëjtin ind gjenital kur ngjizen. Kur fetusi bëhet 12 javësh, organet e çdo fetusi diferencohen në penis ose vaginë. Ne jemi më shumë të ngjashëm sesa të ndryshëm. Klitori dhe penisi janë material i njëjtë i paketuar në mënyra të ndryshme. Klitori ka të njëjtat pjesë si penisi. Madje edhe zmadhohet kur eksitohet.

6. Pjesa e klitorit që nuk duket është brenda trupit të femrës. Vetëm koka dhe qafa e klitorit janë jashtë trupit. Disa specialistë thonë që pika G është pjesë e klitorit.

7. Klitori është projektuar për të dhënë kënaqësi. Ky është funksioni i tij i vetëm.

8. Ka disa lloje orgazmash. Orgazma vaginale, cervikale dhe e pikës G ekzistojnë, por ato janë shumë të vështira për t’u ndjerë nga gratë sesa orgazma klitorale. Shumë pak femra mund të arrijnë orgazmën pa ngacmim të klitorit. Dhe ndryshe nga ç’ka thënë Frojdi, nuk ka asgjë fëminore te gratë që kanë orgazma nëpërmjet klitorit.

9. Klitori ka forma dhe përmasa të ndryshme te gratë. Disa janë të fshehur dhe disa më të ekspozuar. Disa duhen prekur butësisht dhe disa më me forcë. Duhet kohë për ta njohur klitorin. Mos kujtoni që e dini si është. Burrat duhet ta njohin klitorin që është unik, ashtu si dhe gruaja.

10. Njerëzit në vende të tjera kanë vendosur nofka të ndryshme për klitorin, që ne nuk i kemi. Ata përdorin “gonxhe” dhe shumë të tjera. Ndoshta nevojitet më shumë kërkim në fjalore urbane.

11. Një orgazmë nga klitori mund të shkaktojë tre deri në 16 kontraksione dhe mund të zgjasë 10 deri në 30 sekonda. Kjo nuk përjashton orgazmat e shumëfishta që mund të shkaktojnë edhe kontraksione të mitrës. Disa seksologë kanë krahasuar orgazmat e femrave dhe meshkujve dhe kanë zbuluar që edhe një orgazmë mesatare klitoriale është më e gjatë sesa orgazma më e gjatë e meshkujve.

12. Fjala klitor vjen nga fjala greke “çelës”. Të kuptosh dhe të njohësh klitorin mund të hapë dyert sekrete të jetës tënde seksuale përgjithmonë. Nuk duhet ta humbni këtë mundësi dhe të zbuloni sa thellë në trupin e femrës i ka rrënjët klitori.

Pse të mos frymëzohemi nga Greqia e Lashtë dhe ta njohim plotësisht këtë çelës për të hapur mundësitë e kënaqësisë femërore?