“LAMTUMIRË” BRUNE/ Genta Ismajli bëhet bjonde dhe tani nuk e njohim më (FOTOT) – AlpeGossip
“LAMTUMIRË” BRUNE/ Genta Ismajli bëhet bjonde dhe tani nuk e njohim më  (FOTOT)

“LAMTUMIRË” BRUNE/ Genta Ismajli bëhet bjonde dhe tani nuk e njohim më (FOTOT)

Genta Ismajli mbetet një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër ato më me stil në të veshur e në pamje. Genta shfaqet gjithnjë ekstravagante dhe me tendencat më të fundit të modës, gjë që e ka kthyer në një nga vajzat më të komentuara.

Ditën e sotme Genta është bërë bjonde falë një parukeje dhe rezultatin e ka treguar me postimet e fundit në Instagram.

Nëse nuk do t’ju tregonim që kjo është Genta, me siguri as nuk kishit për ta njohur pasi ky look i ri e bën të duket shumë ndryshe këngëtaren.

Këtë pamje të re, Genta e ka kombinuar me një veshje plot stil, pantallona xhinsi të grisura, bluzëtransparente dhe një kapele Gucci.